Një vajzë 12 vjeçe nga Labova e Gjirokastrës shpëtoi nga akti final i lojës “Balena blu”, që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes. Ajo ishte në ditën e 33-të të lojës dhe kishte 10 ditë pa ngrënë. Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve të mbrojnë fëmijët nga kjo lojë.



