GJKKO urdhëron hetime për ndërtimet në Rrjoll, Kokaj: Nuk është paguar taksa e infrastrukturës nga kompania

GJKKO urdhëron hetime për ndërtimet në Rrjoll, Kokaj: Nuk është paguar taksa e infrastrukturës nga kompania

Pas rreth tetë muajsh protestë dhe përplasje me institucionet, banorët e Rrjollit kanë siguruar një vendim në favor të kërkesave të tyre. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar vijimin e hetimeve lidhur me ndërtimet në zonën e Rrjollit dhe pretendimet për mospagimin e taksës së infrastrukturës nga kompania që ka realizuar projektin.

 

Aktivistja Luciana Kokaj deklaroi për MCN TV se vendimi i GJKKO-së vjen pas kundërshtimit të vendimit të SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve, ndërsa tashmë çështja i është kthyer Prokurorisë së Posaçme, e cila duhet të vijojë verifikimet mbi pretendimet dhe dokumentet e paraqitura nga banorët.

 

Sipas aktivistes, hetimi duhet të shtrihet edhe në aspekte të tjera të çështjes, përfshirë verifikimin e dokumentacionit të pronësisë, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të shqyrtojnë në mënyrë të plotë të gjitha pretendimet e ngritura nga banorët.

 

GJKKO ka urdhëruar që SPAK të hapë hetimet për resortin në Rrjoll, për taksën e infrastrukturës që nuk është paguar nga kompania dhe që, sipas pretendimeve tona, u është marrë qytetarëve, pasi ajo taksë u takon atyre. 

 

Objekti i padisë ishte kundërshtimi i vendimit të SPAK për të mos hapur hetimet, por GJKKO pranoi kërkesën tonë për nisjen e hetimit dhe çështja tashmë është në SPAK. I takon atij të vijojë hetimet dhe të shohë pretendimet e banorëve mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve. 

 

Hetimi duhet të shkojë deri te falsifikimi i pronësisë, duke ndjekur të gjithë çështjen dhe duke verifikuar çdo dokument që banorët kanë paraqitur. Ne presim që drejtësia të bëhet për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe që të çojë përpara drejtësinë për të gjithë banorët e Shkodrës dhe të Rrjollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy