
Rreth 25 persona janë shoqëruar gjatë natës në Elbasan në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë mbrëmë 41-vjeçari Everest Çeka dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Dëshmia e kësaj të fundit dhe një kalimtari të rastit pritet të zbardhin detaje të tjera lidhur me vrasjen.
Personat janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tyre rreth dinamikës së lëvizjes së viktimës dhe gruas së tyre.
Dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga vrasës profesionistë me pagesë e mirëorganizuar dhe e detajuar deri në eliminimin e objektivit.
Dëshmia kyçe deri më tani mbetet ajo e bashkëshortes së viktimës, Silvana Çeka, që mbeti e plagosur si edhe një banor i lagjes “Skënderbej” që ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.
Ndërkohë grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave dhe prishje e pazareve të drogës.



