Çfarë u la pas nga protesta/ Pllaka te shkulura, dritat e këputura dhe Kryeministria pa bredhin e Krishtlindjeve (FOTO & VIDEO)

Çfarë u la pas nga protesta/ Pllaka te shkulura, dritat e këputura dhe Kryeministria pa bredhin e Krishtlindjeve (FOTO & VIDEO)

Duket se punonjësit e bashkisë kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në krye të detyrës, pasi kanë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” çdo papastërsi apo rrëmujë të shkaktuar nga protesta e mbrëmshme.

Gjyrmët e lëna pas nga protesta ishin vetëm grupat e hapura në trotuare ku protestuesin kanë shkulur pllakat duke i hedhur tek Kryeministria, si dhe dritat dekorative të këputura. Po ashtu, të dëmtuara kanë mbetur pemet dekorative përreth Kryeministrisë.

Bosh ka mbetur vendi ku ishte vendosur pema dekorative për fundvit tek Kryeministria, të cilin mbrëmjn e djeshme e dogjën dhe më pas e rrëzuan protestuesit. Në rrugë gjeje edhe gjurmë nga zbukurimet e pemës, siç janë topat dekorativë.

Përballë Kryeministrisë orët e para të mëngjesit të sotëm qëndronin dy punonjës të policisë, ndërsa si gjithmonë punonjësit e Gardës në krye të detyrës.

Më poshtë, “TvT” ju sjell disa nga pamjet ku tregohet se si “u zgjua” sot Tirana, në vendin ku qindra qytetarë dolën dhe protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Kujtojmë që ky i fundit u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy