Shënohen 8 raste të reja me COVID-19, në total 23 raste pozitive

Shënohen 8 raste të reja me COVID-19, në total 23 raste pozitive

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin e të prekurve në Shqipëri.

Nga këto 8 raste të reja, 2 prej të infektuarve kanë pasur kontakt me viktimën e parë të regjistruar me koronavirus, 73-vjeçaren në Durrës, e për pasojë janë vetëizoluar në shtëpi.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se është zgjeruar edhe harta e qyteteve të prekura më koronavirus në Shqipëri. Pas Tiranës dhe Durrësit, janë regjistruar raste edhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë, të gjitha këto me histori udhëtimi në Itali.

Kështu, në një informacion të përgjithshëm mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e të infektuarve, raportohet se 5 prej personave të prekur ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë, më konkretisht tre të infektuar nga pacienti 'zero'; një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, të dy me histori udhëtimi me Italinë. Fatmirësisht, referuar burimeve zyrtare, gjendja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e stabilizuar.

Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta, njofton ministria e shëndetësisë e ndërsa në vetëkarantimin (TË DYSHUAR me koronavirus) janë gjithsej 134. 

Një lajm i mirë, mes kësaj situate të vështirë që po përjeton vendi ynë, është se asnjë mjek apo infermierë nga spitali i Durrësit, ku u regjistrua pozitiv nuk është prekur nga koronavirusi. 

Harta e qyteteve të prekura

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy