
Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar për grabitjet me armë që po ndodhin në vendin tonë të cilat kanë ardhur duke u rritur.
Ai u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistruar mbi 10 mijë vjedhje që sipas shifrave i bie 20-25 të tilla në ditë.
Sipas tij, zbulueshmëria është vogël pastaj ne çojmë vetëm një pesë të vogël në burg, ndërsa theksoi se siguria nuk është më në dorën e një polici por është e strategjisë.
Media ka filluar ti transmetojë të gjitha tani, pra ka një ndryshim që media ka filluar ti përcjellë për opinion dhe ne kemi një shifër në rritje prej 10 mijë vjedhje në vit. Variojnë nga 9-12 mijë vjedhje në vit ku i bie 20-25 vjedhje në ditë në Shqipëri sipas shifrave. Vjedhjet me dhunë dhe me armë jemi në shifrat e 200 në vit dhe nuk besoj se gjatë këtij viti do të ketë ulje apo ngritje, janë shifra që do të ngelen statike.
Kur media nis ti transmetojë zakonisht gjatë vitit të shkuar nuk u përdorën armët dhe pse kanë qenë prezentë gjatë kohës që u grabit, sepse duke dëgjuar dhe nga media dhe mënyra dhe kjo është një gjë e mirë për të shpëtuar jetë njerëzish por duhet hulumtuar pse ndodh në këtë formë.
Zbulueshmëria është vogël pastaj, ne çojmë vetëm një pesë të vogël në burg. Ka pasur problematika gjithmonë për zbardhjen e vjedhjeve. Vjedhjet me dhunë dhe ato me armë çdo vit kanë një rritje, por nuk kanë zënë vend sepse nuk janë shoqëruar me viktima fatmirësisht dhe fokusi ngelet në diçka tjetër.
Edhe me bankat të mos harrojmë se na vidheshin më shumë se 20 raste dhe sot kemi arritur në nivelin 3-4 në vit. Duke qenë se u bënë një fenomen shumë shqetësues sepse s’kishte kamera dhe filloi dhe u kërkua deri në maksimum masa riogorize dhe më tepër kontroll.
Vetëm vjedhja në total në dy vitet e fundit numri i të arrestuarve ka 675 një vit më parë pra 1/10 e të arrestuarve nga vjedhja. Shifrën e kemi shumë të lartë për të mos thënë se 1/10 e burgjeve në Shqipëri janë për këtë akuzë.
Ligji e thoshte se paratë transportohen me mjete të blinduara dhe u vodhën 10 mjete sepse ishin të pablinduara, aq sa u bë rruga për në Rinas që dilnin të gjithë dhe grabisnin. Alarmi i fundit i ngriti të vjedhja brenda në Rinas, ku u vra Admir Murataj e cila pasoi një mori ngjarjesh kriminale me vrasje.
Siguria nuk është më në dorën e një polici por është e strategjisë. Mos harrojmë se vjen në rritje për shkak dhe të përdoruesve të shumtë të lëndëve narkotike.



