Alimehmeti: Synimi i PD-së, një listë sa më përfaqësuese. Na intereson vetëm maksimalizimi i votës që sjell fitore (VIDEO)

Alimehmeti: Synimi i PD-së, një listë sa më përfaqësuese. Na intereson vetëm maksimalizimi i votës që sjell fitore (VIDEO)

Nga gara e primareve për PD-në në qarkun e Tiranës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, është renditur i pesti me 603 vota.

Sot është dhe afati i fundit për dorëzimin e listave përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

I ftuar në programin "MCN Live", dr. Alimehmeti tha se synimi i PD-së është të formojë një listë sa më përfaqësuese, që do të ndikojë në ndryshimin e shpresës te qytetarët.

Sipas tij, maksimalizimi i votës do të nxjerrë fitues PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për të qenë të saktë lista përfundimtare do te përcaktohet sot në Kryesi. Unë nuk i tremben as listës së hapur as të mbyllur. Për mua debati i vërtet duhet të jetë një ekip garues që të arrijmë te individi.

Debati pastaj u takon njerëzve jashtë partisë, apo qarqeve ku behet përcaktimi.

Njerëzve nuk u intereson listat e hapura ose të mbyllura, por ata dua lista që i afrojnë te ndryshimi, te shpresat për ndryshim.

Ne kemi interes për lista sa më përfaqësuese, që të sjell ndryshimin me maksimalizimin e votës.

Alimehmeti nënvizoi se, në këtë moment, sovrani politik është i deleguar te populli dhe ai do të flasë me votën e tij.

Sovrani politik foli me primaret, tanimë sovrani popullor i takon të flasë.

Emrat nuk bazohen vetëm në primare por edhe në disa kritere.

Psh një figurë e re që vjen nga jashtë, parimisht e ka më të vështirë, sepse strukturat do ta votojnë më shumë për kontributin kolektiv që ka dhënë në parti, e më pas për kontributin social. Kurse vota popullore është ajo që sheh në radhë të parë kontributin social.

 Është Kryesia ajo që duhet të balancojë dhe të baraspeshoje këto të dyja kriteret, sepse ne nuk kemi garë brenda PD por kundër PS-së.

Alimehmeti shtoi se komunikimin me strukturat e larta të PD-së e ka parë përmes votës, dhe garancinë do ta marrë nga njerëzit që do ta votojnë.

Sa i takon koalicionit me 25 partitë, ai theksoi se kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Na duhet vetëm maksimalizimi i votës. Në atë koalicion mund të kenë munguar shumë aktorë opozitarë që do të doja t'i shihja për të përforcuar votën. Çdo forcë politike që është kundër Ramës dhe bashkohet me qendrën e djathtë, ka logjikën e saj për t'u bërë bashkë.

Koalicioni i tanishëm është përfaqësues për kapacitetet që ka. Sa më takon mua, kam komunikuar përmes votës me strukturat e PD-së.

Na u kërkua të hyjmë në primare, hymë, dolëm, u votuam, dhe tani Kryesia merr vendimet e veta. Për mua, demokracia nuk vjen nga lart, por nga njerëzit poshtë; ata janë ata që vendosin me votën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy