Defiçiti financiar i Ukrainës është i konsiderueshëm.
Sipas parashikimeve paraprake të FMN-së, duke supozuar se lufta përfundon deri në fund të vitit 2026 dhe duke marrë parasysh të gjithë mbështetjen e premtuar, Ukraina do të përballet ende me një defiçit të madh që nuk mund të mbulohet pa injektim të fondeve të reja.
Në një letër të komisioneres Ursula von der Leyen drejtuar 27 vendeve, Von der Leyen tregon se nevojat e Kievit janë 70 miliardë euro në vitin 2026 dhe 64 miliardë euro në vitin 2027, raporton Ansa.
"Sipas skenarëve të ndryshëm që po shqyrton Ukraina, ajo do të përballet me nevoja të konsiderueshme buxhetore dhe ushtarake në vitet e ardhshme. Objektivat strategjike të menjëhershme të Ukrainës janë të stabilizojë frontin, të luftojë sulmet ruse në burimin e tyre dhe të vazhdojë ndërtimin afatshkurtër dhe afatmesëm të forcave të saj të armatosura. Në këtë mënyrë, ajo kërkon të mbrojë popullsinë e saj dhe të mbrojë infrastrukturën e saj kritike civile dhe ushtarake, si në luftime të afërta ashtu edhe në sulme të thella. Nga 103.2 miliardë euro në nevojat ushtarake të parashikuara për vitin 2026, Ukraina mund të financojë gjysmën, duke lënë një boshllëk prej 51.6 miliardë eurosh. Ky boshllëk duhet të mbulohet nga partnerët, përveç mbështetjes së nevojshme makrofinanciare", shkruan Presidentja e Komisionit.



