Facebook mbyll llogaritë e afganëve për ti mbrojtur nga talebanët

Facebook mbyll llogaritë e afganëve për ti mbrojtur nga talebanët

Facebook e ka bërë të pamundur kërkimin e llogarive afgane, mes veçorive të tjera të sigurisë, mes frikës që talebanët po përdorin mediat sociale për të gjetur kundërshtarët e tyre.

Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë së gjigantit të teknologjisë, shkroi në Twitter se ata kishin "nisur një mjet me një klikim për njerëzit në Afganistan për të mbyllur shpejt llogarinë e tyre".

"Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose ndajnë foton e profilit të tyre, ose të shikojnë postimet në kronologjinë e tyre."

Në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, kompania "po nxjerr paralajmërime në Afganistan me hapa të veçantë se si të mbroni llogarinë tuaj".

Ndërkohë ndërsa mijëra qytetarë dhe shtetas të huaj përpiqen të largohen nga Afganistani, skenat jashtë aeroportit të Kabulit janë bërë gjithnjë e më dëshpëruese.

Meqenëse talebanët morën kontrollin e vendit fundjavën e kaluar dhe mbyllën pikat kufitare tokësore, aeroporti i kryeqytetit është bërë e vetmja rrugëdalje nga vendi për shumë njerëz.

Por militantët kanë thënë se nuk duan që afganët të largohen. Ata kanë ngritur pika kontrolli në Airport Road - rruga kryesore për në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai - dhe kanë sulmuar njerëz. Dhuna ka lënë të vdekur 12 persona në zonë, të vrarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy