
<p>Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, thotë se në zgjedhjet e 11 majit, fleta e votimit mund të shkaktojë radhë në qendra e votimit. Kjo për shkak të sasisë së madhe të informacionit që ajo përmban, që do t’i marrë kohë më shumë se herët e tjera votuesit.</p> <blockquote> <p><em>Përsa kohë kemi një Kod Zgjedhor që na ka parashikuar në mënyrë të detajuar se çfarë do të zgjedhim, atëherë do të marrim një fletë si kjo. Qarku i Tiranës është rasti më komplikuar. Janë 11 subjekte, 3 koalicione dhe 8 parti politike. Ka një nonsens të ligjit. Numri total i kandidaturave duhej të ishte aq sa është numri i kandidatëve në rastin e qarkut Tiranë. E gjithë kjo e bën më konfuze situatën. Ka renditje sipas rendit alfabetik. Kjo ngatërron zgjedhësin. Nuk ka renditje me numra. Është edhe një renditje tjetër. Ajo që do të shkaktojë në ditën e zgjedhjeve do të jetë radha në qendrat e votimit, sepse koha për të zgjedhur do të jetë më e gjatë. Ka një nivel të lartë të emrave dhe informacionit që kjo fletë përmban. Ajo që e komplikon është përmbajtja. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/j8qgRManjoU?si=TN-gpYlmGYlJBMg5" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



