
Analisti Plator Nesturi, protestën e fundit kundër rritjes së çmimeve, nuk e sheh të lidhur me opozitën, madje shprehet se nuk ka kohezion mes saj dhe protestave.
Ai thotë se gjithçka ndërtoi Sali Berisha me foltoren dhe nxitimi për të marrë kreun e Partisë Demokratike, ishte për të ardhur te deklarata që ka 44 mijë luftëtarë dhe se është faktor edhe nëse nuk fiton.
Për të treguar se është faktor që duhet marrë parasysh dhe mund të jetë pjesë skeme. Është një deklaratë që më së tepërmi nuk iu drejtohet shqiptarëve por faktorit tjetër që duhet ta marrë parasysh faktorin Berisha. Janë dy elementë që nuk lidhen.
Vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Ukrainë, e cilëson si vlerë të shtuar në pikëpamjen ndërkombëtare, por shton se duke qenë vende të vogla, edhe kontributi i tyre është minor.
Sipas tij, Rama ka luajtur politikisht në aspektin rajonal dhe të brendshëm mbi bazën e kontrasteve.
Shqipëria ka pozicionim të qartë të vendeve perëndimore, si në qëndrimin ndaj përkrahjes së integritetit të Ukrainës edhe për sanksionet, Shqipëria është e pozicionuar qartë.
Mbi bazën e ndikimit në rajon dhe veçoritë e vendeve të caktuara i shërben Ramës të tregojë se Shqipëria është e pozicionuar qartazi dhe mbështetje kryesore, kjo i jep dhe të drejtën të bëjë deklarata të guximshme për çështjen e Serbisë. Shfaq kontrastin në raport me Vuçiç.
Në planin e brendshëm, kjo vjen menjëherë pas nënshkrimit të Presidentit Biden, për zgjatjen e afatet për çështjet e korrupsionit dhe sigurisë. Krijohet kontrasti me atë që është kjo mazhorancë me atë që quhet opozitë ku në krahun tjetër kemi një Berishë që ka një problematikë me çështjen non grata.
Ky shtim vëmendje dhe zgjatje në kohë të politikës amerikane në Ballkan, janë elementë për të treguar ku ndodhemi si klasë politikë. Nuk ishte e papritur, janë vizita të planifikuara me kohë, por për shkak të situatës atje, ka një lloj zbehje.
Nuk janë vizita me protokoll të qartë zyrtar, se Ukraina është në luftë. Nuk është problemi që e shfrytëzoi Rama, janë shenja të vendeve të tjera europiane, jo vetëm BE, për konfliktin në Ukrainë.
Sa i takon integrimit, Nesturi shtoi se kishte një shpresë më të madhe për ngërçin Shqipëri-Maqedoni e Veriut që të zgjidhej në Presidencën franceze, por shprehet se lufta në Ukrainë ndikoi jashtëzakonisht shumë në gjithë axhendën e BE.
Sipas tij, ajo që ishte më kryesore ishin rrjedhojat që ndikuan në gjithë hapësirën europiane.
Pati një faturë ekonomike dhe shtrirje më poshtë edhe në aspektin shoqëror, duke marrë parasysh se konflikt në Ukrainë ka sjellë një lloj lufte tjetër dhe luftë tregjesh dhe gati të pashpallur tregtare mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, tregon që problematika me të cilat po ndeshen këto vende janë të tilla që po mundohen t’i shpëtojnë problematikave që sjell lufta me ekonomitë e tyre.
Dhe bën që të mos merren me çështje të tilla si heqja e vetos së Bullgarisë. Me Bullgarinë u kujtuan vetëm muajin e fundit për të thënë se e bëmë një lloj presioni.
Por edhe Bullgaria duke mos pasur asnjë përfitim nga qëndrimi që ka mbajtur ndaj Maqedonisë, qëndroi në të njëjtin pozicion.
Me atë që po ndodh në Bullgari, para disa ditësh ra dhe mazhoranca, që nuk ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar ligje të veçanta që kishin të bënin si me dëbimin e Gazprom dhe krijimin e një sistemi analog me Greqinë për të mos pasur varësi nga gazi rus dhe me probleme të tjera.
Pjesa e opozitës që mund të krijojë një qeveri tjetër, mund të shkojë drejt një qëndrimi pro-rus. Duket se do të ketë një zë më nacionalist ndaj Maqedonisë, e bën alarmante idenë për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia. Kjo është ideja e Ramës sot.
Nesturi shton se opozita është komplet e papërgatitur, është në inercinë e vetë, nuk ka as strategji për të dhënë kontribut apo për të bërë opozitarizëm me politika të caktuara për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Sipas tij, nga opozita bëhet një lloj spektakli që ndodh një herë në javë brenda sallës së parlamentit, por asgjë më tepër, katapultohet një problem që nuk është i opozitës.



