Sekuestro pallateve të Julian Morinës, Lilaj: Prezencë policie, asnjë masë ndalimi për biznesmenin

Sekuestro pallateve të Julian Morinës, Lilaj: Prezencë policie, asnjë masë ndalimi për biznesmenin

Prokuroria ka sekuestruar 2 pallate të biznesmenit Julian Morinës. Ato janë rrethuar pas urdhër sekustros nga Prokuroria, ndërsa objektet në ndërtim ndodhen tek ‘Liqeni i Thatë’.

Gazetarja Valbona Lilaj në një lidhje nga vendngjarja me studion e lajmeve në MCN TV, deklaroi se shiriti i sekuestrosh i është vendosur aktualisht dy pallateve të biznesmenit Morina.

Ajo tha se aktualisht ka prezencë policie në vendngjarje, ndërsa shtoi se nuk ka ende asnjë informacion nëse ka një urdhër arresti për biznesmenin.

Ndodhem te Liqeni i Thatë, ku dy pallate në pronësi të biznesmenit Julian Morina janë sekuestruar nga prokuroria. Aktualisht ka prezencë policie në vendngjarje dhe bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 9 katësh ku dy prej kateve janë pa leje. Hetimet për të kanë disa muaj që kanë nisur dhe janë zgjatur nga prokuroria. Aktualisht nuk kemi një informacion nëse ka masë ndalimi për biznesmenin Morina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy