Pas bisedës me Trump, Pompeo thotë se SHBA do t'i japin Arabisë Saudite edhe pak ditë për hetimet

Pas bisedës me Trump, Pompeo thotë se SHBA do t'i japin Arabisë Saudite edhe pak ditë për hetimet

SHBA duket se është e gatshme t'i japë Arabisë Saudite pak më shumë kohë për të përfunduar hetimet ndaj akuzave e Turqisë se agjentët sauditë vranë një gazetar me banim në SHBA brenda konsullatës së Riadit në Stamboll.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pas takimit me udhëheqësit sauditë dhe turq këtë javë, informoi të enjten Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i kërkuar atij t'i japë Arabisë Saudite edhe disa ditë të tjera për të përfunduar hetimin rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Shefi i diplomacisë amerikane, tha se pasi SHBA të shqyrtojnë raportin saudit, “Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë se cila mund të jetë përgjigja e duhur".

Ai tha se janë përhapur shumë variante rreth asaj se çfarë mund t’i ketë ndodhur Khashoggit. Por ai nuk pranoi të shprehë hamendje mbi rezultatet e hetimeve në Arabinë Saudite dhe Turqi. Kryediplomati i SHBA tha se beson se nga hetimet do të dalë "një panoramë e plotë".

Pompeo sqaroi se i kishte thënë mbretit saudit Salman dhe udhëheqësit de facto të vendit, princit të kurorës Mohammed bin Salman, se SHBA e merr "shumë seriozisht" çështjen Khashoggi por gjithashtu vuri në dukje se SHBA dhe Arabia Saudite kanë një "aleancë strategjike" prej shumë dekadash.

Takimi i zotit Pompeo me Presidentin Trump vjen pasi hetuesit turq kryen një kërkim të ri në konsullatë, i dyti brneda një jave. Ata përfunduan gjithashtu një kërkim prej nëntë orësh në rezidencën aty pranë të konsullit saudit në Stamboll, i cili u kthye papritmas në Riad të martën.

Arabia Saudite ka mohuar se ka dijeni për zhdukjen e Khashoggit.

Pas Riadit, zoti Pompeo shkoi në Ankara, për t'u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy