Regjisori Kastriot Çipi për incidentin me tubacionin “Nord Stream 2”, thotë se e kanë hedhur në erë amerikanët dhe se për këtë nuk ka pasur asnjëherë dyshim.
Nga kjo situatë sipas Çipit, ka humbur Gjermania pasi ka vështirësi në furnizim me gaz dhe është detyruar të investojë.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, deklaron se kjo është kosto e madhe për Gjermaninë që po e merr gazin 4-5 herë më të shtrenjtë.
Kancelari gjerman Scholz ishte njoftuar që ky do hidhej në erë.
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi është shumë afër kufirit suedez dhe danez, të dy vende të avancuara të NATO-s, të cilët çuditërisht nuk kanë identifikuar asnjë lëvizje të dyshimtë objektesh të huaj.
Rusët kanë thënë që në fillim që e kanë bërë amerikanët, por nuk janë pranuar te grupi hetues nga suedezët dhe danezët.
Në muajin qershor aty janë kryer manovra, stërviteshin ushtarët e NATO-s se si të hedhin dhe çmontojnë minat.
Amerika po fiton, elita po fitojnë. Tubacioni është hedhur në erë me eksploziv. Këta që qajnë dhe për mjedisin, gjithë ato metra kub që përfunduan në hapësirë nuk janë gjë.
Nëse e ka bërë Amerika është një akt terrorist? Ta kishte bërë Bin Laden, nuk do ishte një akt terrorist... E di perlën tjetër?
Hetuesit danezë dhe suedezë po punojnë të pavarur nga njeri tjetri, rusët që janë ndërtuesit e “Nord Stream” nuk i pranojnë.
Naftën vazhdojnë ta blejnë në Rusi, por jo nga rusët. Ashtu si vendi ynë deri vonë naftën e ka marrë nga Greqia, që nuk prodhon asnjë naftë.
Arabia nuk ka pranuar të rrisë prodhimin.



