Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Himarë/ Bardhi: Turp dhe shkelje e Kushtetutës nga Begaj

Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Himarë/ Bardhi: Turp dhe shkelje e Kushtetutës nga Begaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një reagim për dekretimin e zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, e konsideroi këtë një vendim të turpshëm nga Presidenti Begaj.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në një postim në “X” Bardhi thotë se kreu i shtetit ka shkelur hapur Kushtetutën dhe ligjin, pasi ende nuk kemi një vendim të ekzekutueshëm për pavlefshmërinë e mandatit të Belerit.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar demokrat thotë se kreu i shtetit u soll si vartës i rëndom i Ramës".

"Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy