Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se fushata e vaksinimit Covid-19 do të fillojë në janar. Në të gjithë Spanjën do të ngrihen 13 000 pika administrimi, ku do të bëhet vaksina. Lajmin e bën të ditur “El Pais” në versionin e saj online.
"Një pjesë shumë e madhe e popullsisë do të vaksinohet me garanci të plota në gjysmën e parë të vitit", shpjegoi Sanchez pas Samitit të G20. Këshilli Ndërterritorial do të vendosë për një strategji të vetme për të gjithë vendin dhe do t'i japë përparësi aksesit të "grupeve prioritare".
Këtë të martë plani do t'i paraqitet Këshillit të Ministrave.
Sanchez tha që incidenca është më pak se 400 infeksione për 100 000 banorë në 14 ditët e fundit, më pak se dy javë më parë, por akoma "shumë e lartë".



