Deputeti socialist Erion Braçe është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, pasi ndaj tij zhvillohet gjyqi, lidhur me padinë për shpifje nga biznesmeni Anduel Çekrezi.
Gjyqi ndaj tij zhvillohet në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të statusit të deputetit të Braçes.
Sipas deklaratave publike të Braçes, ai u godit nga Çekrezi gjatë një momenti tensioni mes tyre, pas një debati lidhur me pronësinë e një toke në Lushnjë.
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht atë që e quan grabitje të tokës publike pranë lumit Seman, për të ndërtuar një park fotovoltaik.
Kompania SunXpowr ka fituar leje për ndërtimin e paneleve diellore pikërisht në Imshtë të Lushnjës, ku Anduel Çekrezi pretendon se ka blerë tokën me kontratë noteriale nga ish-pronarë që e fituan me vendim kthimi dhe kompensimi të vitit 1998.



