Gjykata Supreme vendos burgosjen e ish-presidentit për korrupsion

Gjykata Supreme vendos burgosjen e ish-presidentit për korrupsion

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, është dënuar me 12 vjet burg për korrupsion.

Ai do të qëndrojë në burg ndërkohë që do të apelojë dënimin e tij, është njoftuar përmes një urdhri të Gjykatës Supreme.

Lulaj është dënuar me 12 vjet burg për akuzat e pranimit të ryshfetit, por ka kërkuar të jetë i lirë deri në gjykimin e radhës.

Lula pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe janë ngritur për t’i mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Sondazhet tregojnë se ai është kandidati kryesor në garë.

Ish-presidenti 72 vjeçar, pritet të lirohet për periudhë të shkurtër kohore, derisa të kompletohet dokumentacioni për arrestimin e tij.

Lula ka shërbyer si president në periudhën 2003-2011.

Pavarësisht kryesimit në sondazhet aktuale, ai cilësohet si figurë kontraverse në Brazil.

Më shumë se 20 000 persona kanë protestuar në Sao Paulo, duke bërë thirrje për burgimin e tij të menjëhershëm, derisa mbështetësit e tij kanë protestuar duke kërkuar të kundërtën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy