
Gjykata e Tiranës shqyrton sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa është depozituar më 27 shtator, ditën që ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live thotë se Salianji kërkon pezullimin e dënimin me argumentit që ai nuk përbën rrezik.
Salianji, ish-deputeti i PD pasi i është hequr mandati dhe Parlamenti kërkon zëvendësimin e tij, kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me argumentin se nuk përbën rrezik. Ai kërkon të ushtrojë mandatin e tij si deputet.
Salianji kërkon përmes avokatit të tij, të pezullohet dënimi i dhënë nga Gjykata e Apelit.



