Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë/ Dy të moshuarit ngecin brenda, vdes 84-vjeçarja (VIDEO)

Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë/ Dy të moshuarit ngecin brenda, vdes 84-vjeçarja (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë të një çifti të të moshuarve në Kuçovë.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit e si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur.

Zjarrfikësit fillimisht kanë nxjerrë fillimisht 86-vjeçarin Mustafa Kosova nga banesa dhe e kanë nisur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë  raportohet që 84-vjeçarja Alije Kosova, është nxjerr pas disa minutash e pajetë.

Njoftimi i plote:

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në  një banesë ku jetonin shtetasit

M.K 86 vjeç dhe  A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.

Në vendngjarje  ndodhen ekspertët zjarrfikës,  kriminalist dhe Njësia speciale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas  përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy