Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nuk ka asnjë degë të mbyllur në ditën e parë të vitit akademik, pasi janë regjistruar më shumë se 80% e studentëve.
Kreu i sindikatës së pedagogëve të Durrësit, Bislim Ahmetaj deklaroi për mikrofonin e MCN TV, se në ditën e parë të vitit të ri akademik, do të bojkotohet mësimi për shkak të kokëfortësisë së qeverisë ndaj kërkesave të pedagogëve.
Ai tha se sot u akomoduan studentët e vitit të parë, në respekt të ditës së parë të mësimit, për shkak të godinës së re.
Ne jemi në Shqipëri jo se na ka trajtuar mirë kjo qeveri, por se e duam atdheun tonë. Nuk mund të bëhet shkak paga që të largohemi, mund të kishim ikur në Kanada apo SHBA.
Ne do të qëndrojmë dhe do t’ia arrijmë realizimit të kërkesave tona dhe nuk do të lejojmë të realizohet dëshira e Kryeministrit për shpopullimin e vendit.
Protesta do vazhdojë çdo ditë nga ora 10.00-11.00, deri sa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Nuk mund të paguhet një pedagog, sa menaxheri i një lokali fshati.
Përpjekjet e Edi Ramës kanë qenë gjithmonë që të përçajë çdo grup, unë e di që çdo pedagog është i punësuar me tesera partie, por në shumicë nuk po ndodh ky fenomen i përçarjes, pasi ka lidhje me dinjitetin e atyre që për 20 vite studime të shpërblehen me një pagë denigruese.
Druaj se shumë shpejtë studentët që janë në kushte shumë më të disfavorshme se ne, të bashkohen.
Ata kanë kërkesat e tyre legjitime, i'u është shtrenjtuar jeta në mënyrën më të paparashikueshme krahasuar me një vit më parë.
Qeveria kërkon që të marrim lekët e tyre të paguara për kuotat.



