
I shumëkërkuari i drejtësisë Lulzim Berisha, do të ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, kjo pas vendimit të Gjykatës Kombëtare të Spanjës për të pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në një analizë për ‘MCN lajme’ thotë se megjithatë deri tani të gjitha kërkesat e Lulzim Berishës, ishin në favor të tij, kjo sipas tij, për shkak të sigurisë së tij.
Emiratet e bashkuara Arabe dhe Spanja janë dy vende me gjyqësor të ndryshëm. Edhe pse ne nuk kemi një marrëveshje ekstradimi me Spanjën, marrëdhëniet janë të mira dhe çdo kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë është dhënë menjëherë drita jeshilë nga autoritet spanjolle.
Për mua të gjitha kërkesat e Lulzim Berishës, ishin në favor të tij për tu mos u bërë ky ekstradim. Për shkak të numrit të lartë të atentateve që janë bërë dhe çështjes së sigurisë së tij. Pastaj vështirësia do të jetë e Drejtorisë së Burgjeve këtu për ti siguruar atij për ta lënë në një qeli të veçantë etj, për të siguruar jetën e tij.
Në Spanjë Shkalla e dytë lë në fuqi Shkallën e Parë ndryshe ndodh në Greqi, shkallët rrëzojnë njëra tjetrën, në Spanjë jo. Ky është një zhvillim i madh edhe për drejtësinë shqiptare për të çuar në bankën e të akuzuarve për dy akuzat që ka.
Durim Bami, një prej personave më të kërkuar në vend, është lënë tashmë i lirë nga autoritetet e Dubait. Ai u arrestua aty në muajin qershor, për tu mbajtur në qeli prej 40 ditësh e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Sokol Bregu thotë se përderisa nuk ka një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve, Dubai nuk e jep Durim Bamin.
Edhe Dubai ra, sot ka pasur dy ekstradime më të rëndësishme se Durim Bami. Kështu tha drejtori i Policisë dhe janë më të rëndësishme kështu që u hapet rruga jeshile.
Problemi është se marrëdhëniet midis dy vendeve kishin filluar të përmirësoheshin. Nëse nuk ke një marrëveshje ekstradimi nuk ta japin dhe është e drejtat e tyre. Dua të them se duhet filluar të kemi një marrëveshje ekstradimi, jo se nuk ekstradohen.
Pra, jo se është ‘kështjelle e pamposhtur’ Dubai, por duhet të ketë marrëveshje, ne nuk kishim pasur kurrë marrëveshje por ato nuk i bën policia, është politika e gabuar që e ka mbajtur.



