Hasalla: Inspektoriatit të Punës i mungon kapitali njerëzor. Informaliteti prej mos zbatimit të duhur të ligjit

Hasalla: Inspektoriatit të Punës i mungon kapitali njerëzor. Informaliteti prej mos zbatimit të duhur të ligjit

Inspektimet në punë të cilat i kushtuan buxhetit rreth 2.6 milionë euro vitin që shkoi, ekspertja e tregut të punës, Gertjana Hasalla, i sheh si të nevojshme.

Duke folur për “MCN Economy”, ajo deklaroi se shpenzimet për Inspektoriatin e Punës janë të nevojshme dhe se në vitin 2021 pati ristrukturim në rajone të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas saj, roli i inspektoriatit është mbikëqyrës dhe monitoron si zbatohet ligji nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, por edhe për të marrë leje kur do të hapësh një aktivitet.

Inspektoriatit të Punës i mungon sot kapitali njerëzor, nuk ka mjaftueshëm persona në terren.

Më shumë se për çdo gjë, këto 2.6 milionë euro janë shpenzuar për të bërë inspektimin online.

Çdo gjë regjistrohet online, çdo hap i punës, dhe nëse më parë inspektori vinte me një tufë letrash në dorë, tashmë vjen me iPad.

Mendoj se një pjesë e këtyre parave janë shpenzuar për zyra dhe investime.

Problemi që kemi me inspektimet është mungesa e kapitalit njerëzor, nuk ka mjaftueshëm inspektor në terren.

Sa më pak investime kryhen në subjekte gjatë vitit, do të thotë se nuk ka mundësi për të inspektuar të gjithë subjektet.

Inspektimet bëhen në bazë të analizës së riskut, por edhe në bazë të ankesave që merren.

Patjetër që ka njerëz që e bëjnë punën në mënyrë joprofesionale. Inspektoriati i Punës ka mungesë kapitali njerëzor.

Kur them që mungon kapitali, kjo do të thotë se nuk ka mjaftueshëm inspektorë që të shkojnë të bëjnë punën në momentin që ka punë.

A janë ligjzbatues që nuk marrin para në dorë? Kjo problematikë ekziston, bashkë me mungesën e trajnimeve dhe profesionalizimit, por edhe paratë nën dorë. Për këto gjëra nuk merren masa.

Gjëja e parë që duhet bërë nëse shkelet ligji, duhen marrë masa për këdo që ka shkelur ligjin, qoftë ky inspektori i punës.

Ose duhet gjobitur, ose të ndëshkohet me burg.

Për sa kohë që nuk zbatohet ligji siç duhet, flasim për informalitetin në nivelin që është sot. Patjetër që ka favorizime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy