
Polonia voton sot në zgjedhjet parlamentare “më të rëndësishme” që nga komunizmi.
Kështu është cilësuar nga mediat ndërkombëtare verdikti i rreth 29 milionë qytetarëve me të drejtë vote, për shkak të marrëdhënieve në të ardhmen me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje.
Sondazhet flasin për një fitore të partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi, por sipas tyre kjo e fundit për të marrë pushtetin duhet të ndërtoj një koalicion qeverisës me opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk.
Ky i fundit gjatë fushatës elektorale deklaroj se partia nacionaliste ka plane sekrete për tu larguar nga BE, dhe po e çon vendin në rrugën e gabuar.
Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e sotëm në orën 5, ndërsa mbyllja e tyre është parashikuar në 19.00. Rezultati përfundimtar i votimeve del të hënën.



