
Ana Yzellari, përfaqësuese e një agjencie punësimi dhe integrimi në Gjermani tha në studion e MCN Informacion se ka një trend në rritje të personave që duan të punësohen dhe integrohen në Gjermani.
Yzellarri thotë se grupmosha që paraqitet më shumë pranë agjencisë janë 23-40 vjeç, ndërsa bëri me dije se ka një trend në rritje të vajzave që largohen vetëm drejt Gjermanisë.
Është në rritje, ka një trend në rritje për punësimin dhe integrimin e personave në Gjermani. Duke qenë se dhe shteti gjerman ka lehtësuar procedurat, duke ndryshuar rregulloret e Ballkanin Perëndimor në qershor të 2024. Shteti gjerman ka bërë lehtësim, e ka kaluar si kompetencë tek zyra e punës duke hequr lotarinë. Gjermania ka lehtësuar goxha procedurat. Jo vetëm shqiptarët, por kemi dhe klientë nga Mali i Zi që kanë interes për emigrim drejt Gjermanisë. Shteti gjerman pjesën e lirimit të këtyre procedurave e ka bërë më së shumti për të ulur emigracionin e paligjshëm. Më parë ka qenë kushti i gjuhës tani nuk është më.
Grupmosha që na paraqitet janë nga 23 vjeç deri në 40 vjeç. Ka dhe trend dhe largimin e vajzave, madje dhe veten, Punës janë në fushën e gastronomisë, kujdesit social por edhe shofere.



