
Qeveria e Kosovës i ka siguruar votat për ta ratifikuar Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
Në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit janë siguruar.
“Po, votat janë siguruar dhe demarkacioni kalon”, ka thënë Matoshi.
Seanca për Demarkacionin do të mbahet të martën në orën 16:00.
Në fakt, ky është vazhdimi i katërt i seancës – tri herët e kaluara parlamenti dështoi ta votonte këtë marrëveshje.
Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht të vitit 2015, pritet të votohet nga deputetët e koalicionit qeverisës, PDK, AAK, AKR dhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.



