Zjarret masive që kanë prekur periferinë e qytetit të Marsejës në Francë kanë shkaktuar deri më tani 7 të plagosur, 4 prej të cilëve rrezikojnë të humbin jetën.
Flakët kanë shkrumbuar rreth 3300 hektarë tokë, ndërkohë erërat e forta, të ndikuara edhe nga moti i thatë kanë stimuluar përhapjen e tyre, ndërsa i gjithë rajoni është mbuluar nga tymi. Informacionet zyrtare raportojnë se Marseja nuk rrezikon të përfshihet nga flakët edhe pse vatrat e zjarrit aktive janë afër qytetit.
Rreth 2500 forca zjarrfikëse po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për t’ju ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërsa reja e madhe tymit ka bërë që shumë fluturime të kenë vonesa, disa autostrada janë bllokuar pjesërisht.



