Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor (VIDEO)

Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten gjatë një takimi me të rinj dhe intelektualë prezantoi platformën për reformimin e sistemit zgjedhor. Basha tha se kjo reformë radikale synon qeverinë kalimtare, si garant për votën e lirë. Kryedemokrati u shpreh se sistemi zgjedhor nuk është vetëm një vendim i partive politike, por edhe i popullit.

Ai deklaroi, mes të tjerash, deri kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, 100 ditë para zgjedhjeve, shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

“Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.  Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE”, tha Basha.

Kreu i PD-së, deklaroi se sistemi zgjedhor duhet të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Ai propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë, ku 40 anëtarët e këtij Senati të zgjidhen bashkë me 100 anëtarët e Parlamentit.

“Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.  Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat", u shpreh Basha.

Basha solli edhe shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

Pesë ndryshime, sipas kreut të PD për të realizuar këtë reformë janë:

"Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyreKush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë. 

Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë."

Basha deklaroi se mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm tha ai  përfitojnë të gjithë shqiptarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy