Ndihmës Sekreatraja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland, ashtu siç parashikohej nga axhenda e bërë publike më parë, ka mbërritur në selinë e Këshillit të Ministrave rreth orë 18:20 për të mbajtur një takim me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe ka qenë kryesisht i përqëndruar tek Reforma në Drejtësi dhe Ndihmës Sekretarja ka rikonfirmuar interesimin strategjik për vendin tonë duke shprehur vendosmërinë që Shqipëria të ruajë alenacën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa nga ana e tij Kryeministri Edi Rama raportohet se është treguar i hapur mbi çdo ofertë për konsensus që vijnë nga SHBA dhe Bashkimi Europian për implementimin e Reformës në Drejtësi dhe ka garantuar Nuland mbi votat pro ndaj kësaj reforme nga ana e mazhorancës në Kuvend.
“Ardhja e Nuland, sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Vizita tregon rëndësinë që I kushton Amerika reformës Tregon se çfarë humbim duke mos e votuar Reformën në Drejtësi” – u shpreh Kryeministri Rama. Gjithashtu Rama u prononcua edhe për një “plan B” të reformës – “Jemi në zhvillim të planit B. Plani B, ecja përpara me draftin në parlament”.



