Turizmi në ditë të vështira, rritja e çmimeve me 30% dhe dyfishimi i biletave step turistët e huaj

Turizmi në ditë të vështira, rritja e çmimeve me 30% dhe dyfishimi i biletave step turistët e huaj

Duket se edhe këtë vit turizmi po kalon ditë të vështira, pasi shifrat flasin për më paka pronotime se një vit më parë. Në një lidhje telefonike për ‘MCN Live’, gazetari Agron Brataj bëri të ditur se rritja e çmimeve me 30% në përgjithësi ka ndikuar në uljen e turistëve në vendin tonë.

Ai tha se këtë sezon rritje është vërejtur edhe në dhomat e hoteleve të cil;aty varioojnë nga 30-40 euro në 250-300 euro.

Në terren krahasuar me një vit më parë janë shifra shumë herë më të ulëta, kjo dhe për faktin se Vlora ose më saktë jugu mbahej për turistë ukrainas, rus, në këtë vit vijnë 4-6 turistë në mënyrë individuale, kjo ka sjellë dhe një shqetësim për hotelerinë. Ka dhoma që janë 30-40 euro, por dhe suita që shkojnë 250 euro. Ka pasur një tendencë në rritje të çmimeve jo vetëm për hotelet por edhe ushqimet. Nëse vjet suita shkonte 150-200 euro, këtë vit ka shkuar 250-300 euro, janë hotele në Lungomare kryesisht që janë me të gjitha kushtet, por dhe në Dhërmi, Palace, Himarë, cmimet shkojnë. Por ka dhe dhoma hoteli me 50-60 euro. Krahasur me një vit më parë është thuajse 50% më pak se një vit më parë. Plazhet janë të boshatisura. Janë shifra të frikshme krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket çmimeve të restoranteve edhe ato kanë pësuar një rritje 25-30%.

Çmimi është rritur që nga peshkatari. Ajo që irriton më tepër operatorët e jugut është rritja e çmimit të biletave. Janë dyfishuar çmimet e avionëve dhe trageteve duke stepur turistët e huaj për të ardhur në plazhet e jugut.

E njëjta situatë vihet re dhe në plazhet e Shëngjinit ku shihen një numër i pakët turistësh, problem që operatorët turistikë e lidhin me rritjen e çmimeve dhe krizën nga lufta Rusi-Ukrainë.

Shumë çadra qëndrojnë të mbyllura, ndërsa operatorët turistikë shprehen se nuk janë as 50% e kapacitet që po shfrytëzohen aktualisht kur jemi dhe në mesin e fluksit të sezonit.

Në Shëngjin ke mundësi zgjedhjesh dhomat e hoteleve të cilat variojnë nga 40-150 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy