Deklaratë e papritur e presidentit maqedonas

Deklaratë e papritur e presidentit maqedonas

Pengesat për dhënien e mandatit akoma nuk janë larguar, thonë nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve nga LSDM-ja që Ivanovi menjëherë t’ia ndajë mandatin Zoran Zaevit.

“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e paraqitur në fjalimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 1 mars të vitit 2017. Pengesat për dhënien e mandatit për përbërje të qeverisë akoma nuk janë larguar, thuhet në qëndrimin e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Në fjalimin më 1 mars, presidenti maqedonas nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev kërkoi publikisht dhe qartë ta hedhë poshtë dhe ta dënojë, siç e quan ai, “platformën e Tiranës”, me të cilën, sipas shefit të shtetit, vihen në pikëpyetje interesat themelore shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Sipas Ivanovit, platforma e vendos Republikën e Maqedonisë në pozicion të nënshtrimit ose varësisë kundrejt shteteve të tjera, vendi është i shantazhuar, ndërsa uniteti, sovraniteti dhe pavarësia janë të rrezikuara.

“Derisa jam president i Republikës së Maqedonisë, nuk do t’i jap mandat asnjë personi asnjë partie, që angazhohet ose në programin e saj ka platformë për prishjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Sepse besoj thellë se këto janë vlera themelore, me të cilat askush nuk ka të drejtë të tregtojë. Dhe nuk mendoj të heq dorë nga ato”, deklaroi Ivanovi më 1 mars.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy