
Javën e kaluar një tjetër poet, Refaat Alareer, u vra nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.
Alareer ishte profesor i letërsisë angleze në Universitetin Islamik të Gazës, ku mes lëndëve të tjera dha mësim për Shekspirin.
Një nga veprat e tij të fundit të përhapura gjerësisht në platformën X, përfundon me fjalët:
“Nëse duhet të vdes, le të sjellë shpresë, le të jetë një histori”.
Alareer ndau këtë poezi të vitit 2011 duke parashikuar mundësinë për t’u vrarë në Gaza.
Në ditët pas vdekjes së tij, poema, e titulluar “Nëse duhet të vdes”, u bë virale, duke nxitur përdoruesit e rrjeteve sociale ta përkthenin atë në dhjetëra gjuhë.
Poezia u botua më 1 nëntor nga Alareer, pak më shumë se një muaj përpara se ai të vritej në një sulm ajror në Gaza.
Poezinë e gjeni të interpretuar më poshtë nga aktori skocez Brian Cox, duke u bërë virale në mbarë botën.



