Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në dalje të qytetit. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



