Baza e armëve në Babicë, Bregu: Zbulimi do të marrë vlerë nëse prokurorët arrijnë të zbërthejnë të arrestuarin (VIDEO)

Baza e armëve në Babicë, Bregu: Zbulimi do të marrë vlerë nëse prokurorët arrijnë të zbërthejnë të arrestuarin (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se arma më e rëndësishme në depon që u zbulua pasditen e djeshme në Babicë të Vlorës është snajperi.

Duke vijuar më tej, Bregu theksoi se vetëm një vrasje e realizuar me snajper është zbuluar ndërkohë që të tjerat mbeten ende në terr.

Sipas Bregut, nëse prokurorët nuk arrijnë të zbërthejnë të arrestuarin, Luçiano Derrej, zbulimi i kësaj baze do të jetë si zbulimet e bazave të tjera.

Çdo pushkë mund të kthehet në snajper. Dhe ajo që është kryesorja, snajperi i kalibrit 7.62 mm mund të ekzekutojë në largësi të madhe dhe janë vrasje që nuk zbulohen kurrë. Çdo vrasje me snajper në Shqipëri nuk është zbuluar kurrë. Ka pasur vetëm një rast në Shkodër që ka pasur problematikën me snajper, është i vetmi rast.

Në fillim të këtij viti ka pasur një vrasje me snajper, duhet hetuar dhe duhen parë armët që kanë shkuar në laboratorin shkencor. Pistoleta stilolaps nuk krijon asnjë lloj problematike, përveç një kërshërie se nuk kanë parë armë të tillë.

Snajperi është më i rrezikshëm se gjithë pjesa tjetër. Kishte dhe një bazë armatimi më të madhe që u kap në Lezhë, shpresova të kishte rrjedhje informacioni nga personi që u kap. Prokurorët nuk arritën ta thyenin, nëse do thyhej do kishte të thënë shumë gjëra. Shpresojmë të thyejnë arrestimin e fundit, nëse nuk arrijnë dot ta thyejnë personin e arrestuar, zbulimi është i kotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy