
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku priten reshje në disa pjesë të territorit të Shqipërisë.
Konkretisht reshjet me intensitet të lartë priten në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, si dhe lokalisht mesatare në qarqet e tjerë.
Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu në jug.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 29 °C, në vendet e ulëta 16 / 30 °C, në vendet malore 12 / 21 °C.



