
Një 26-vjeçar në Teksas është arrestuar me akuzën për vrasje, pasi të dielën tigri i tij doli të endej në rrugët e qytetit.
Victor Hugo Cuevas ishte i liruar me kusht nga burgu, ndërsa pas kësaj ngjarje duhet të kthehet të paktën përkohësisht në qeli. E gjitha ndodhi kur fqinjët lajmëruan policinë se një tigër ishte në rrugë i pashoqëruar nga askush.
Kur oficerët mbërritën në vengjarje Cuevas mori tigrin dhe e futi në një fouristradë, ndërsa më pas u largua. Tani që 26-vjeçari është arrestuar policia është e shqetësuar pasi nuk po gjen tigrin.
Vlen për t’u theksuar edhe fakti se avokati i personit në fjalë ka mohuar që klienti i tij të ketë tifër, por ka shtuar se ai thjeshtë kujdesej që kafsha të ushqehej.



