
Deputetja e PD-së Ilda Dhori tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se kontrollet në banesat e familjarëve të Veliaj dhe sekuestrimi janë zhvillime pozitive dhe të pritshme.
Më tej, Dhori thotë se ka pasur tentativë dhe rezistencë nga ana e familjarëve të Veliajt për të penguar kontrollin.
Sipas Dhorit, ekziston një moment kur Veliaj do të bjerë në grackën e korrupsionit.
Janë zhvillime pozitive, të pritshme faktikisht. Shpresojmë të ketë rezultat. Shpresoj të mos kenë tjetërsuar ato që ka pasur në banesë. Ka pasur njerëz të tjerë, është vonuar një orë e ca që nga momenti i arritjes deri në momentin e hapjes së derës. Shpresoj të mos kenë ndikuar në atë që mund të ishte rezultati. Ka pasur tentativë, rezistencë dhe dëshirë për të mos e pasur këtë kontroll nga ata që kanë qenë në banesë.
Veliaj duhet të marrë atë që meriton në raport me dëmet që ka bërë.
Diku edhe Veliaj do të bjerë në grackën që ka ngritur vetë, në grackën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.



