Soko: Koncensioni për sistemim e pagesave, u merr paratë qytetarëve dhe ia jep një grupi individësh

Soko: Koncensioni për sistemim e pagesave, u merr paratë qytetarëve dhe ia jep një grupi individësh

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, thotë se koncensioni për sistemim e pagesave bëhet në mënyrë që të merren para nga qytetarët pa asnjë të drejtë, siç ndodhi me Rrugën e Kombit.

Duke folur për emisionin MCN Economy, Soko deklaroi se e njëjta gjë do ndodhë dhe në këtë rast, ku nuk do të ketë asnjë shërbim falas.

Ty do të duhet të bësh pagesën, nuk ka më falas. Se sot e ke falas. Nuk ka më falas, do të duhet ti japësh një komision edhe zotërisë ku do bësh pagesat.

Nëse për taksat paguan 100 mijë lekë, 40 euro në vit i ke për çelësin, 48 euro për firmën, nuk ka më falas, merrua qytetarëve dhe jepua një grupi individëve.

Këto janë afera korruptive që do t’i shohësh në SPAK shumë shpejt. Po merremi me këtë gjë se kjo gjëja prodhon lekë, para.

Soft Solution është partneri më i madh i AKSHI-t me gjasa është Ilir Beqaj mbas, kështu thonë.

Personazhe të njëjtë që bëjnë skema të njëjta. Merr ca lekë e çoi në një drejtim. Nuk ka logjikë, thjesht do merren këto lekët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy