Sfidoi policinë duke grabitur nga arratia, arrestohet Kristi Çinari

Sfidoi policinë duke grabitur nga arratia, arrestohet Kristi Çinari

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 22-vjeçarin Kristi Çinari, i cili kërkohej për grabitje të ndodhura në kryeqytet. Sipas informacioneve të policisë, 22-vjeçari akuzohet se ka vjedhur me armë filialin të një institucioni financuar në rrugën “Bardhyl” në 23 Janar dhe një farmaci në 21 Janar. I riu mësohet se ka rënë në pranga teksa ka tentuar të kryejë një vjedhje tjetër. Ai ka tentuar të vjedh zyrat e UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”.

Të tria vjedhjet, policia bën të ditur se ai i ka kryer në të njëjtën mënyrë, pasi ka kërcënuar punonjësit me një pistoletë çakmak dhe ka shkuar i maskuar. Pas arrestimit, policia ka kryer një kontroll në banesën e tij ku i ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë çakmak, “e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve, pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë”.

Po ashtu mësohet se në momentin e arrestimit i riu është prezantuar si Besim Krasniqi, pasi kishte në zotërim një kartë identiteti të shtetit të Kosovës, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Tashmë i riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy