Banorët e Rrjollit vijojnë protestat kundër ndërtimit të kompanisë Gener 2, duke pretenduar se punimet po kryhen mbi pronat e tyre. Prek Molla, banor i fshatit, tha për MCN se situata është përshkallëzuar pas një konflikti me rojet private, ndërsa disa banorë janë ndaluar dhe të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ai akuzon kompaninë për mungesë transparence mbi dokumentet e pronësisë dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë dhe drejtësisë. Banorët deklarojnë se do të vazhdojnë protestat deri në pezullimin e punimeve dhe një vendim përfundimtar nga gjykata.
Intervista:
-Z. Molla, si paraqitet sot situata në Rrjoll?
Sot situata nuk është e mirë për arsye se gjysma e fshatit është në kërkim pasi kemi patur një përplasje me rojet e Breçanit.
-A keni zhvilluar takimi dhe a keni marrë një përgjigje lidhur me pretendimet tuaja?
Deri tani nuk ka patur asnjë lloj reagimi nga qeveria, por vetëm nga forca politike që kanë bërë një mbështetje. Konkrete është sikur qeveria të ulet në tavolinë dhe të shohë kush ka të drejtën e pronësisë. Kemi parë reagimin e Gener 2 që thonë se janë të rregullt, por ne i ftojmë të paraqesin dokumentacionin dhe të ballafaqohen me banorët. I them Bashkim Ulës që të ballafaqohet me ne me dokumentet që ka. Në këtë dëgjesë publike kanë shkuar njerëz që sjanë fshatarë këtu dhe ti nxjerrin në televizion se si është e vërteta e dëgjesës publike.
-Ju jeni përplasur edhe me policinë, çfarë ka ndodhur me banorët e shoqëruar?
Nuk jemi përplasur me policinë dhe skemi patur asnjë lloj debati ne kemi patur konflikt me sigurinë Breçani që ishin me shkopinj gomash dhe godasin qytetarët. Po dy janë ndaluar dje dhe po bëjnë 24 orë që janë brenda dhe do shkojmë të gjithë ne të tregojmë të vërtetën tonë. Nuk do të ketë njeri që do gëzojë pronën e rrjollëve, nuk mund të dalë askush mbi ne të thotë që vendos për ne. Ulaj nëse ka pak gjak shqiptari le të prezantojë ato dokumentet. Unë të them që i ke të gjitha fallco. Përsa i përket dëgjesës publike, ti e ke bërë me njerëz që i ke paguar për këtë do të përgjigjesh.
-A punohet ndërkohë nga kompania Gener 2?
Ata mesa di unë po punojnë. Ata janë cuar në aksion që të shpallin në kërkim njerëz që janë aktiv çdo ditë që të fshihen.
-Po nga autoritetet e drejtësisë keni marrë një përgjigje lidhur me kërkesën tuaj për pezullim të punimeve?
Nuk e di nëse qeveria shqiptare e mendon që ky popull po shkon drejt gjakderdhjes se nuk mund të shikosh dikë që të merr pronën sepse kjo është cështje morale. Ne nuk lejojmë që të na marrë kush pronën.
-Si qëndron e vërteta e pronësisë dhe nëse kjo situatë nuk zgjidhet sikundër keni kërkuar, a do të vijoni protestat dhe deri në çfarë pike?
Deri kur gjykata të vendos në fatin e kësaj prone. Nuk jam duke kërkuar që e dua s’zbenë, por të zbardhet e vërteta. Ne do të bëjmë në dy drejtime, por ne i kemi dërguar në SPAK dokumentet të cilat i ka deleguar në prokurorinë e Shkodrës dhe me protestat. Ne kërkojmë që zotëria të ndalojë punimet deri kur të dalë vendimi i gjykatës.



