
Ditën e nesërme, më 29 prill 2021, disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
Nëpërmjet një njoftimi, OSSH bën të ditur se pas përfundimit të investimit për rikonstruksionin e nënstacionit në Kashar, do të stakohet energjia për shkak të kalimit me furnizim energjie të fiderave të rinj 20 kV, nga skema provizore në skemë përfundimtare.
Gjithashtu janë njoftuar oraret përkatëse dhe zonat ku do të ketë stakohet energjia. Ndërkohë ndërprerje do të ketë pjesërisht tek bizneset në autostradën Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë.



