Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, thotë se në Shqipëri, tatimpaguesit nuk kanë edukatën e duhur fiskale.
Informacioni është i pakët. Por nuk kemi as edukatën e duhur fiskale. Nëse i referohem një raporti të Altax, gjejmë të dhëna interesante për vitin 2023. Janë vënë në raport të ardhurat në raport me GDP. Kjo na tregon që te ne përqindja e FGDP që mblidhet është e ulët për shkak të informaliteti.
Para dy ditësh isha me dy përfaqësues të profesioneve të lira. Nuk e kishin idenë si funksionon sistemi ynë tatimor. U kishte ardhur i papritur njoftimi lidhur me atë që duhet të paguajnë. Ne kemi shumë pak informacion. Ndoshta jemi më të painformuarit në lidhje me detyrimet që kemi ndaj shtetit.
Sipas tij, ndryshimi i shpeshtë i politikave tatimore shkakton konfuzion te qytetari, por njëkohësisht dekurajon edhe investitorët e huaj.
Ndryshimi i politikave ka sjellë konfuzion te qytetari. Edhe ai ka një plan të biznesit sa do të harxhojë dhe sa të ardhura pret. Krijohet konfuzion dhe pasiguri te sipërmarrësi. Kjo ndikon sidomos te sipërmarrësi i huaj.
Sistemi i taksave po ngarkohet. Ka padrejtësi në sistemin fiskal sepse ajo pjesë që nuk paguan nuk ndëshkohet.
Ne arrijmë të mbledhim vetëm 28% të prodhimit kombëtar. Ne na mungojnë 800 milionë euro. Ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të kishin shkuar për të rritur në mënyrë dinjitoze pensionet. Duhet të bëhet e mundur që këto devijime të korrigjohen. Punonjësit në të zezë p.sh. Evazioni i fortë është për deklaratën e rreme për paratë që merr në muaj. Bizneset që punojnë me dy bilance, në mënyrë që të taksohen më pak.



