Me rritjen e temperaturave, prej disa ditësh në disa qarqe të vendit është shfaqur problemi i zjarrit në pyje.
Së fundmi është përfshirë nga zjarri një masiv pyjor në fshatin Likaj të Lushnjës, ndërsa zjarri favorizohet edhe nga era.
Mësohet se masivi pyjor i përfshirë nga flakët është ndër më piktoreskët në zonë. Drejt vendngjarjes janë nisur 2 zjarrfikëse nga Lushnja dhe 2 nga Fieri.
Gjithashtu për neutralizimin e flakëve po punohet edhe me mjete rrethanore pasi terreni është i ashpër.



