Të paktën 100,000 njerëz kanë kaluar nga Libani në Siri për t'i shpëtuar sulmeve ajrore të fundit izraelite.
Shifrat i bën me dije Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.
"Largimet vijojnë", thotë Grandi, duke shtuar se personeli i OKB-së po ofron ndihmë në katër pika kufitare.
Ditën e djeshme OKB bëri me dije se rreth 80,000 persona ishin larguar në Siri gjatë shtatë ditëve të fundit.
Sipas ministrit libanez Nasser Yassin, 36,000 prej tyre ishin sirianë dhe 41,300 ishin libanezë.



