Ministri i Brendshëm, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir Tahiri ka folur për zgjedhjet në PS.
Tahiri theskoi se brenda kësaj force politike nuk ka një debat mbi zhvillimin e zgjedhjeve, duke hedhur poshtë edhe akuzat e socialsitit Ben blushi. Por sipas tij, në PS ka një proces reformimi të të gjitha strukturave sipas statutit.
Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ministri është shprehur se po ndiqen të gjitha hapat e nevojshme për krijimin e saj, në mënyrë që të luftohet korrupsioni edhe në nivele të larta.



