Ushtaraku që sfidon temperaturat e ulta në liqen: Jam zhytur deri në 90 metra thellësi. Kam provuar të ftohtin deri në -18 °C

Ushtaraku që sfidon temperaturat e ulta në liqen: Jam zhytur deri në 90 metra thellësi. Kam provuar të ftohtin deri në -18 °C

Klajdi Mërtiri është një notar nga Pogradeci që ka një cilësi të veçantë, zhytjen në temperatura të ulta në liqenin e Ohrit.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Klajdi me profesion ushtarak, tregon se si ka nisur pasioni i tij deri diku i rrezikshëm në zhytjet me minus °C.

Jam ushtarak prej 20 vitesh, dhe këtë pasion e kam zbuluar gjatë jetës. Para 4 vitesh e kam zbuluar këtë pasion, është diçka si ta jep me dorë.

Sfidat e mia kanë qenë zhytjet në liqen, ka qenë -18°C, liqeni ka veti që nuk ngrin, qarkullon uji. Jam qenë notar që nga viti 1991 dhe isha vetëm 11 vjeç ka qenë pjesë e maratonës së Ohrit.

Të jesh nga Pogradeci dhe themi se nuk ka pogradecar që nuk e di not.

Mërtiri rrëfeu edhe sfidat jo të pakta dhe me rrezik për jetën që i kanë sjellë zhytjet në liqen.

Mua më është ndarë jeta me mos jetën, ka qenë para dy vitesh në shkurt, ishte një diell i ngrohtë dhe kam bërë zhytjen dhe kur dola nga uji, më kapi një si valë e ngrohtë, ishte si një qaste të lumtura, por kur u thosha shokëve, nuk më besonin, ka qenë si dëlir, ishte një moment kur ndahej jeta nga vdekja.

Jam zhytur edhe deri në 90 metra thellësi, mund të zhytem edhe më thellë por në Shqipëri nuk ka kushte për zhytje.

Për shikuesit e programit të mëngjesit, ushtaraku bëri sërish një zhytje live në një ujë të ftohtë duke treguar aftësitë e tij prej notari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy