Kualifikim me vuajtje, Spanja sfidon Brazilin në finalen e Lojërave Olimpike (VIDEO)

Kualifikim me vuajtje, Spanja sfidon Brazilin në finalen e Lojërave Olimpike (VIDEO)

Spanja është kombëtarja tjetër finaliste, në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike. Iberikët kanë mposhtur minimalisht Japoninë në gjysmëfinale, në një ndeshje që zgjati 120 minuta.

Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa në shtesa spanjollët ia dolën të gjejnë golin e fitores. Ishte ylli i Real Madrid, Marcos Asensio, i cili në minutën e 115-të, me një gjuajtje shumë të bukur me të majtën, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Spanja kualifikohet kështu në finale, aty ku i pret Brazili, që më herët eliminoi Meksikën, pas gjuajtjeve të penalltive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy