Një luftë tjetër botërore do të ishte shfarosje e njerëzimit. Ndërgjegjësimi për këtë duhet t’i përmbajë fuqitë ndërkombëtare nga përfshirja në konfliktet globale. Paralajmërimi vjen nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Gjatë një emisioni televiziv direkt, Putin iu referua një thënieje të Ajnshtajnit. “Nuk e di me çfarë armësh do të zhvillohet lufta e tretë botërore, por e katërta do të bëhet me gurë dhe shkopinj”.
Putin theksoi se duke kuptuar faktin se lufta e tretë botërore mund të jetë fundi i njerëzimit, bota duhet të përmbahet para veprimeve radikale dhe të rrezikshme që mund të kërcënojnë qytetërimin modern”.
Putin kujtoi Luftën e Ftohtë, për të cilën tha se pikërisht frika e dyanshme nga shkatërrimi e ndaloi aktorët ndërkombëtarë të ndërmerrnin veprime radikale dhe i detyroi ata ta respektonin njëri-tjetrin.



