
Rruga e Arbrit u hap sot zyrtarisht përmes një ceremonie në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Megjithatë, kjo hapje është provizore, pasi siç njoftoi edhe vetë Rama në rrjetet e tij sociale, për momentin kalimi bëhet përmes bajpasit anash Tunelit të Murrizit.
Në një lidhje Skype, prefekti i Dibrës, Nexhmedin Shehu, tha se rruga u hap pas insistimit të komunitetit.
Meqenëse komuniteti insistonte, rruga është hapur provizorisht. Rruga alternative është se është hapur bypassi. Është një rrugë e kalueshme nga mjetet e vogla. Është një aks i rëndësishëm. Dibranët e kanë kërkuar prej 20 vjetësh. Janë rreth 200 mijë banorë që jetojnë nga Mati në Dibër.
Shehu e hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së një tarife për përdoruesit e rrugës.
Kam qenë në ceremoni dhe nuk di nëse ka në kontratë një tarifë për lëvizjen. Rruga e Arbrit është si të gjitha rrugët e tjera. Ka qenë organizim i komunitetit, kush është nga Dibra e di sa jetike është kjo rrugë.



