Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video duke shpjeguar se si do të kryehen testet e shpejta të Covid.
Në video shihen punonjësit e qëndrave shëndetësore të cilët janë ngarkuar me këtë detyrë, duke marrë mostrën e cila do të shërbejë për kryerjen e testit të shpejtë.
Procedura duket të jetë e njëjtë, ku pacientit të dyshuar me Covid i merret material testues në hundë,
Rama është shprehur se së shpejti do të hapen edhe disa pika të tjera në qëndrat shëndetësore të cilat do të shërbejnë për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.
Rezultatet e testit të shpejtë do të jenë të diponueshme për qytetarët për 15-30 minuta.
Postimi i plotë
Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19.
Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt
Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.



